Shkurt.ch
Katërfishohet kostoja për refugjatët e papranuar
Të ballafaquara me ngritjen e madhe të kostos, kantonet kërkojnë nga federata që të ndryshojë sistemin e ndihmave emergjente
Në tre vitet e fundit është shtuar për më shumë se trefish numri i refugjatëve që marrin ndihma emergjente. Kështu, nëse në vitin 2004 ishin 2400 persona që merrnin ndihma të tilla, në vitin 2010 ky numër ka mbërritur në 8400. Këto të dhëna nga Zyra federale për Migracion, i ka transmetuar mbrëmë magazina televizive e sf1 “10vor10”.
Ndërkaq shuma që jepet në emër të këtyre ndihmave madje është katërfishuar. Nga 10 milionë franga që ishte në vitin 2008, janë bërë 40 milionë në vitin 2010.
Të ballafaquara me këtë ngritje të madhe të kostos, kantonet kërkojnë nga federata që të përpunojë, ndryshojë sistemin e ndihmave emergjente për refugjatët.
Federata nga ana e saj ka pranuar se gjendja është problematike dhe ka premtuar se për këtë çështje do të mbajë një takim së bashku me kantonet, në muajin tetor.
Refugjatët që marrin ndihma emergjente janë ata që tashmë kanë vendimin negativ për kërkesën e tyre për strehim në Zvicër. Ndonjë kanton madje, sikur Graubünden-i ka kërcënuar që të heqë dorë krejtësisht nga pagesa e këtyre ndihmave.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor