Maqedonia

Katër viktima e 770 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët janë kryer 2.043 teste, ndërsa janë regjistruar 770 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka konfirmuar 363 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 2 viktima nga coronavirusi. Një nga Sveti Nikolla (23) dhe Shkup (76). Në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe dy viktima tjerë nga coronavirusi, nga një në Radovish (73) dhe Kriva Pallankë (66). Personat janë regjistruar si të vdekur në periudhën 20.06.2022 – 28.06.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 319.806, numri i të shëruarve është 307.342, numri i të vdekurve është 9.343, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.121.