Lajme
Katër ushtrimet që duhet t’i bëni çdo mëngjes
Për shëndet të mirë, ushtrimet duhen të praktikohen çdo mëngjes
Çdo mëngjes duhet që trupini njeriut të bëjë ushtrime, në mënyrë që të jetë i shëndetshëm dhe vital, përcjell albinfo.ch.
Ushtrimi për forcimin e shpinës
Duhet theksuar se muskujt e shpinës janë “forcuesit” më të rëndësishëm natyralë të kurrizit, të cilët ndihmojnë qëndrim të drejtë, stabilitet gjatë lëvizjes dhe lehtësojnë kryerjen e aktiviteteve fizike, transmeton Telegrafi.
Së pari duhet të shtriheni dhe tendoseni sa më shumë që mundeni pjesën e sipërme të trupit nga prapa (si në foto). Përsëriteni tendosjen në tri seri prej 15 ushtrimeve, pastaj duart bashkoni pas qafe dhe gradualisht ngrijeni pjesën e sipërme të trupit.
Derisa qëndroni shtrirë në stomak, duart lakojini në bërryl, ballin vëreni mes shuplakave. Në mënyrë alternative ngrini njërën këmbë, pastaj tjetrën – dhe përnjëherë të dyja. Tërë këtë kombinim përsëriteni 10 herë.
Pastaj, shtrijuni në bark, duart i shtrini pranë trupit. Shuplakat mbështetni në dysheme. Njëkohësisht ngrini dhe shtrini pjesën e sipërme të trupit, duart dhe këmbët dhe kthehuni në pozitën fillestare.
Është shumë me rëndësi që pas ushtrimit t’i bëni sërish ushtrimet e tendosjes dhe të relaksimit të muskujve, për të bërë një relaksim të përgjithshëm.
Ushtrim për muskujt e stomakut
Mjekët thonë se gjatë viteve kjo pjesë e trupit lëshohet, andaj duhet të jeni tepër këmbëngulës në ushtrime që sërish të kini stomak të rrafshët dhe të bukur.
Ekzistojnë shumë ushtrime për stomak të rrafshët. Shtrijuni në dhe ngriheni vetëm pjesën e sipërme të trupit, ndërsa pjesa e poshtme të jetë e puthitur për dysheme.
* Bëjeni një seri ushtrimesh në atë mënyrë që të ngrini pjesën e poshtme të trupit, ndërsa e epërmja të mbetet rrafsh dhe në gjendje të qetë. Njëra nga mundësitë është edhe “vozitja e biçikletës” në ajër apo seria e ushtrimeve e ngritjes së pjesës së sipërme të trupit në drejtim të këmbës tjetër. Në fund shtrijuni anash dhe në mënyrë alternative ngrini këmbën e sipërme, pastaj ndërrojeni anën dhe përsëriteni ushtrimin me këmbën tjetër.
Argëtimi në krahë
Ushtrimet nëse fillimin e kuptoni si argëtim të mirë, ndoshta pas një kohe do t’ju pëlqejë.
Ekspertët e fitnesit thonë se çdo ushtrim është i dobishëm vetëm nëse ju paraqet edhe kënaqësi. Nëse bëni pjesë te ata dembelët, të cilët në mëngjes vështirë zgjohen, ju propozojmë të qëndroni të shtrirë në çarçafë.
Pas ose para ushtrimeve të barkut, sipas dëshirës, argëtohuni duke ngritur këmbët dhe duke shtrirë trupin sa më shumë që mundeni. Kombinoni ushtrimet duke e hedhur këmbët mbi kokë, pastaj njëherë njërën e njëherë tjetrën, vozitni biçikletën në ajër.
Nxisni muskujt e thellë
Ushtrimi në top mund të jetë shumë argëtues dhe i dobishëm. Meqë topi nuk është stabil, duke ushtruar në të i kundërviheni gravitacionit dhe në atë mënyrë i angazhoni shumë muskujt e brendshëm stabilizues. Forcimi i këtyre muskujve mund të ndikojë në mënyrë preventive në lëndimet e shpinës, gjunjëve, nyjave të krahëve.
* Ulja në top aktivizon punën e muskujve të shpinës dhe të barkut. Në këtë mënyrë do të nxisni qëndrimin e drejtë dhe vertikal.
* Argëtohuni duke kërcyer mbi top dhe nxisni shkrirjen e kalorive të tepërta.
* Është me rëndësi madhësia e topit, sepse kur uleni në të, ijët dhe gjunjët duhet të jenë në shkallën prej 90 gradësh. Personave të cilët janë të gjatë deri në 165 cm u nevojitet topi me perimetër 55 cm; atyre nga 165 deri në 180 cm perimetri i topit prej 65 cm, ndërsa atyre mbi 180 cm topi prej 75 cm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje