Lajme

Katër të vdekur nga koronavirusi dhe 643 raste pozitive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 4.043 testime, 643 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.028 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204.632.

Në total numri i rasteve aktive është 14.639.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.433 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës.

Deri më sot 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 92.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.