Kosova
Katër persona dënohen me burgim për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2023/12/gjykata-584x396.jpg)
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të premten Nedelko Spasojeviq me katër vjet e gjashtë muaj burgim për pjesëmarrje në një grup kriminal që e organizoi vrasjen e Oliver Ivanoviqit gjashtë vjet më parë, përcjell albinfo.ch.
Në këtë rast Marko Roshiq është dënuar me dhjetë vjet burgim për veprën penale “pjesëmarrje në krim të organizuar”.
Ndërsa Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq janë dënuar me nga katër vjet burgim.
Nga akuzat është liruar Sillvana Arsoviq.
Aktgjykimi është shpallur të sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Marko Roshiqit gjykata ia ka caktuar masën e paraburgimit deri në plotfuqshmërinë e vendimit.
Për këtë rast në arrati janë Zhelko Bojiq, Zvonko Veselinoviq, Milan Radoiçiq dhe dy të pandehur të tjerë të panjohur.
Politikani serb, Oliver Ivanoviq, u vra më 16 janar 2018, pranë zyrës së iniciativës së tij qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” (Sloboda, demokratija, pravda-SDP). Ai e kritikoi mbështetjen e Listën Serbe nga Beogradi dhe paraqitjen e kësaj si të vetmen alternativë të Serbëve të Kosovës. Në kohën kur u vra, ai ishte në proces rigjykimi për krime lufte lidhur me dëbimin e shqiptarëve nga veriu i Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bilanc pozitiv i festës “Albanifest” në Winterthur Këtë vit për herë të parë në kuadër të festës është prezantuar edhe kultura shqiptare, përmes...
-
Ku janë dhe ç` bëjnë mërgimtarët e moçëm në Zvicër
-
Tre breza të shqiptarëve në Zvicër: Dikur krahë pune, e sot…?
-
“Bashkimi” nga Usteri, pjesë e paradës së kostumeve tradicionale zvicerane
-
Kurti u drejtohet mërgimtarëve: Kosova ju pret krahëhapur
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Ja si shfaqen bllokimet e trafikut nga askund Gjatë festave të fundvitit, rrugët janë plot. Shembulli më i mirë negativ është bllokimi i trafikut...
-
Zvicër: Qiratë e larta po i shtyjnë personat me të ardhura të ulëta në varfëri
-
Zvicra do të rrisë tarifat për të mbuluar kostot e rregulloreve mjedisore
-
Ushtria zvicerane ndihmon me helikopterë zonat e përmbytura
-
Emigracioni evropian në Zvicër rritet me 29%