Lajme

Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë

Katër mërgimtarë nga Struga dhe Ohri, që jetojnë në Zvicër kanë udhëtuar me biçikletë deri në qytetin e Strugës.

Për 10 ditë, Ilir Mustafai, Bashkim Hoxha, Ilir Dalipi dhe Ajri Kaçenija me biçikletë ata kanë kaluar disa shtete si Zvicra, Austria, Italia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Mali i Zi dhe Shqipëria deri në destinacionin e tyre të fundit që ishte Maqedonia, transmeton albinfo.ch.

Udhëtimi i tyre me destinacion vendlindjen, ka përfunduar ditën e martë.