Gruaja
Katër kosovare akuzohen për torturim të bashkatdhetares së tyre
Si shkas për aktin e jashtëzakonshëm të tyre kishte shërbyer një denoncim në Kesb (autoriteti për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rriturve), thuhet në aktakuzë
Katër të reja kosovare akuzohen se kanë rrëmbyer një bashkatdhetare të tyre 21-vjeçare dhe e kanë keqtrajtuar me orë të tëra. Ato janë duke u përgjigjur sot para Gjykatës së Qarkut, Bülach.
Si shkas për aktin e jashtëzakonshëm të tyre kishte shërbyer një denoncim në Kesb (autoriteti për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rriturve), thuhet në aktakuzë, shkruan 20minuten.ch.
Në nëntor të vitit 2017, viktima kishte raportuar njërën nga katër gratë e reja tek Kesb, për lënien pas dore të djalit të saj dy vjeçar, transmeton albinfo.ch. Si hakmarrje, nëna dhe tri shoqet e saj janë përpjekur ta detyrojnë denoncuesen të pranojë dhe ta ndëshkojnë.
Në mbrëmjen e vonë të 10 Marsit 2019, të katër të rejat kosovare, të cilat tani janë midis 23 dhe 29 vjeç, e bindën viktimën tani 21-vjeçare që të takoheshin në një parking në Kloten pas 11 të natës, transmeton albinfo.ch. Ajo që pasoi ishte, sipas aktakuzës, një torturë.
Ato e tërhoqën vajzën në makinë, ku e dyshuara kryesore, një ndihmës infermiere 25 vjeçe, e goditi fuqishëm në fytyrë me grusht. Ajo gjithashtu deshi t`i vinte viktimës një cigare të ndezur në dorë, gjë që e pengoi njëra nga të akuzuarat. Si rezultat, ato e çuan në banesën e njërës prej katër grave në një komunë të afërt. Aty viktima u detyrua të zhvishej lakuriq dhe të bënte dush, përcjell albinmfo.ch. Pastaj është filmuar dhe kërcënuar se do t`ia publikojnë regjistrimet në rast se do të ushtrojë kallëzim penal.
Viktima është prekur në organet gjenitale nga sulmueset dhe është detyruar të fliste gjëra banale, për ta paraqitur pastaj si grua të degjeneruar, vazhdon akuza. Ato madje i kanë vendosur viktimës dhunshëm një dildo në anus dhe e kanë detyruar të bëjë veprime tjera të turpshme.
Pastaj është kontrolluar edhe telefoni celular i viktimës. Kur njëra nga gratë ka zbuluar aty umrin e ish-burrit të saj, e ka detyruar viktimën të gëlltiste disa gurë dekorativë prej qelqi. Vuajtjet e vajzës mbaruan pas orës 7 të mëngjesit kur atë e hodhën në një parking, transmeton albinfo.ch. Para kësaj, të katër të akuzuarat ia kishin vjedhur portofolin e saj me 350 franga.
Gratë, të cilat janë mbajtur në paraburgim për më shumë se dy muaj pas arrestimit në mes të marsit 2019, akuzohen për rrëmbim të rëndë, sulm seksual, plaçkitje dhe krime të tjera.
Vendimi gjyqësor pritet të merret sot.
Të ngjashme
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun