Bota
Katër fëmijë dhe babai vdesin nga zjarri në shtëpinë e tyre
Babai 49 vjeçar i familjes është gjetur i vdekur nga ekipi shpëtimtar. Të katër fëmijët, të moshave 3 deri 11 vjeçare, kanë vdekur më vonë në spital
Në qytetin itaian, Como, në kufi me Zvicrën, ka ndodhur të premten një tragjedi e rëndë. Një baba maroken dhe katër fëmijët e tij janë djegur në shtëpinë e tyre dhe kanë vdekur pastaj në spital. Policia dyshon se babai ka qenë zjarrvënësi, njofton agjencia e lajmeve Ansa.
Policia ka njoftuar në mëngjesin e të premtes përmes tweeter-it për një shpërthim të një zjarri shumë të madh në katin më të lartë të një ndërtese banimi në qendër të qytetit. Babai 49 vjeçar i familjes është gjetur i vdekur nga ekipi shpëtimtar, transmeton albinfo.ch. Të katër fëmijët, të moshave 3 deri 11 vjeçare, kanë vdekur më vonë në spital.
Nëna e fëmijëve në kohën e shpërthimit të zjarrit nuk ka qenë në shtëpi, pasi që ajo ndodhet në trajtim psikologjik.
Ansa thotë se sipas rezultateve të para të hetimeve, zjarri mund të jetë vënë nga babai i fëmijëve.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?