Lajme
Katër arsye për të pirë çaj kamomili

Çaji i kamomilit është përdorur prej kohësh në trajtimin e pagjumësisë, por hulumtimet tregojnë se kjo bimë shumë e dobishme gjithashtu ndihmon në zbutjen e ndjenjave të ankthit dhe është e mirë për ruajtjen e shëndetit të kockave.
Kur pini një filxhan çaj kamomili pas darkës, mund të ndiheni më të relaksuar dhe gati për të fjetur. Por, nuk është vetëm lëngu i ngrohtë aromatik që qetëson.
Kamomili ka veti që ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe humorit, mbështet shëndetin e kockave dhe lehtëson dhimbjet.
Ndihmon me pagjumësinë
Çaji i kamomilit është përdorur prej kohësh në trajtimin e pagjumësisë. Kjo për shkak se kamomili përmban apigeninë, e cila është një flavonoid. Flavonoidet janë kimikate që u japin bimëve ngjyrë dhe bollëk të antioksidantëve dhe ndihmojnë trupin të luftojë toksinat.
Ruan shëndetin e kockave
Çaji i kamomilit është i mirë për shëndetin e kockave, sepse flavonoidet në kamomil ndihmojnë kockat të riparohen dhe të rriten. Gjithashtu, kamomili mund të ndihmojë në rregullimin e aktiviteteve të shëndetshme të ndërtimit të kockave. Ky zbulim mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm për gratë që janë të prirura ndaj osteoporozës në menopauzë, reduktim të estrogjenit dhe humbje kockore.
Lehtëson dhimbjet menstruale
Deri në 93 për qind e grave mund të përjetojnë dhimbje menstruale gjatë jetës së tyre dhe çaji i kamomilit mund të jetë një nga zgjidhjet për këtë problem. Pijet e ngrohta dhe qetësuese mund të lehtësojnë dhimbjen. Megjithatë, kamomili është më i mirë sepse, si nenexhiku dhe barishtet e tjera, kamë efekte antispazmatike. Struktura kimike e kamomilit përmban aminoacide që lehtësojnë relaksimin e mitrës.
Ndihmon me ankthin
Kamomili është i mirë për ankthin kryesisht për shkak të efekteve të tij në simptomat e gjendjes. Duke përmirësuar gjumin, duke relaksuar muskujt, duke ulur presionin e gjakut dhe duke mundësuar një gjendje relaksi, ju mund të reduktoni simptomat e ankthit si pagjumësia dhe nervozizmi.
E-Diaspora
-
Mbrëmje përkujtimore dhe letrare, në shënim të Ditës së të Pagjeturve Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë...
-
Pashkët mes shqiptarëve të Zvicrës: Meshat në gjuhën shqipe dhe mesazhi i ringjalljes
-
Lidhja e Papa Françeskut me shqiptarët, një histori besimi dhe shprese
-
Shqiptari nga Kosova emërohet zv.drejtor për video në Associated Press në SHBA
-
Hapet shkolla e parë shqipe në këtë qytet të Italisë
Jeta në Zvicër
-
Vera e vonesave: Më pak trena, më shumë rrugë dhe dyfish kohë për të arritur në Milano Udhëtimi drejt Milanos përmes linjës hekurudhore të Simplon-it do të zgjasë më shumë këtë verë. Udhëtarët...
-
Ka shpërthyer bankomatin: 66 muaj burg dhe dëbim nga Zvicra për kosovarin
-
Posta zvicerane shkruan histori: Letra e sigurt elektronike po vjen për të gjithë
-
Donald Trump ushtron presion mbi universitetet zvicerane
-
Kriza e strehimit për punonjësit edhe në Graubünden