Shqipëria

Katedralja në Korçë përfshihet nga zjarri

Mësohet se zjarri nisi në pjesën e brendshme, në vendin ku ndizen qirinjtë, pas mbajtjes së meshës

Mesditën e sotme është përfshirë nga një zjarr katedralja “Ringjallja e Krishtit” në qytetin e Korçës. Mësohet se zjarri nisi në pjesën e brendshme, në vendin ku ndizen qirinjtë, pas mbajtjes së meshës ku ka qenë i pranishëm edhe presidenti Meta.

Në momentin kur ra zjarri të gjithë besimtarët të cilët ishin brenda katedrales dolën jashtë me ndihmën e policisë e cila ndodhej atje për sigurinë e rendit me rastin e kësaj dite. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë zjarrfikësit, të cilët lokalizuan flakët.

Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri nuk ka pësuar askush.