Futboll

Kastriot Imeri ftohet nga Zvicra A

Edhe një futbollist shqiptar ftohet nga Përfaqësuesja zvicerane

Mesfushori shqiptar, Kastriot Imeri ka marrë ftesë nga Zvicra A. Kjo është hera e parë që grumbullohet futbollisti i Servettes, ndërsa ishte me grumbullim me Zvicrën U21.

Përzgjedhësi Murat Yakin është dashur të ftojë tre futbollistë të rinj, për shkak të lëndimit të Breel Embolo, Nico Elvedi, Christian Fassnacht dhe Gregor Kobel.

Zvicra në kualifikimet e Kampionatit Botëror do të luajë me Bullgarinë dhe më pas në ndeshjen vendimtare për vendin e parë në grup, me Italinë. Zvicra dhe Italia kanë nga 14 pikë.