Kosova

Kastrati: Me diasporën do t`ia kthejmë dinjitetin Kamenicës

Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati, ka thënë se së bashku me bashkatdhetarë po angazhohemi që t`ia kthejmë dinjitetin Kamenicës, shkruan albinfo.ch.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Me bashkëqytetarët tanë nga diaspora po angazhohemi që Kamenicës t’ia kthejmë dinjitetin përmes investimeve.

Këtë herë Getoar Thaqi ka sjellë në Kamenicë një grup studentësh nga Universiteti i Finlandës, udhëhequr nga Prof. Dr. Evariste Habiyakare. Ata ishin të interesuar të shohin kapacitetet e Kamenicës për të sjellë investime të reja, që do të prekin interesin e përgjithshëm të qytetarëve.