Kultura
Kasem Hoxha, ish refugjati shqiptar, aktor i famshëm filmi në Gjermani
Për albinfo.ch flet aktori shqiptar Kasem Hoxha. Ai jeton prej më shumë se 20 vitesh në Gjermani ku sot bën pjesë ndër emrat e njohur të kinematografisë gjermane dhe më gjerë
Dëshira që do të mbetej mbeti vetëm një ëndërr në Shqipëri, u bë realitet në Gjermani. Në vitin 1990 ishte larguar si refugjat për në Gjermani, por sot ai është një ndër emrat e njohur të kinematografisë gjermane dhe më gjerë. Është ky aktori nga Tirana, Kasem Hoxha, i cili për më shumë se 20 vite në Gjermani, ka arritur të luajë në mbi 50 filma televizivë dhe kinematografik në Gjermani. Ai po ashtu është pjesë e shumë projekteve filmike shqiptare, ndërkohë së fundmi ka fituar edhe çmimin për aktorin më të mire në filmin “Crom” në Javën e filmit shqiptar në Amerikë.
Ajo që ndodhi me të riun nga Tirana, nga një familje e thjeshtë punëtore është një histori e veçantë dhe shumë interesante, historia e kapërcimit të ambasadavë ne vitin 1990.
Albinfo.ch: Ikët në Gjermani si azilkërkues ndërsa tani jeni ndër aktorët më të preferuar në Gjermani. Si ishte ky rrugëtim?
Kasem Hoxha: Është një rrugëtim që ka qenë qysh në hapat e parë shumë i vështirë. I tillë ka mbetur dhe besoj që gjithmonë do ketë vështirësitë e veta. Por, kjo është edhe sfida e jetës kur i përkushtohesh realizimit të asaj që dëshiron të bësh në jetë.
Natyrisht se fillimet e jetës në Gjermani nuk kanë qenë të lehta. Si ia keni dalë, çfarë keni punuar?
Vetëkuptohet që si çdo emigrant jashtë vendit të tij dhe sidomos kur je i detyruar të largohesh nga vendlindja jote, njeriu përpiqet të mbijetoj si fillim, të përshtatet me jetën e re dhe pastaj vjen edhe integrimi, dhe mundësia të zgjedhësh, se çfarë do të punosh, apo thjesht merr atë punë që të afrohet. Këto si fillim në rastin tim kanë qenë nga më të ndryshmet. Deri sa erdhi edhe ajo ditë, që ja arrita të merrem me botën e aktrimit.
Sa ishte e vështirë për ju për t`u integruar në jetën artistike. Si filluat më aktrim?
Integrimi në fushën e aktrimit këtu në Gjermani nuk ka qenë aspak i vështirë për mua. Këtu besoj se mund të më kuptojnë të gjithë ata që kanë kaluar integrimin në zanatet e tyre të preferuara madje ëndërruese, siç ka qenë aktrimi për mua. Kjo ëndërr ka fjetur tek unë gjithë fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë time në Shqipëri. E them si ëndërr, sepse gjatë jetës time në Shqipëri, ishte kategorikisht e pamundur, që një i ri si unë, me prejardhje nga një familje e shtresës së mirëfilltë punëtore, nuk kishte kurrë atë privilegj, të frekuentonte shkolla të tilla, Institucione të tilla asaj kohe ishin diçka pothuajse të paarritshme për ne.
Keni luajtur mbi 50 filma në Gjermani dhe jashtë saj shumë prej të cilëve janë transmetuar edhe në televizionet më prestigjioze në Gjermani. Kur shikoni gjithë këtë karrierë artistike, si ndiheni?
Natyrisht është kënaqësi dhe ndjehem mirë për ketë, por si çdo gjë në jetë është në progres, dhe kjo kërkon gjithmonë angazhim të përhershëm, që arritjet që ke arritur janë të këndshme dhe njëkohësisht të motivojnë për të kërkuar edhe më shumë tek vetvetja për suksese të mëtejshme.
Ne ju njohim prej filmave të shumtë, por cilët për ty kanë qenë më të veçuar?
Nuk do të doja të veçoja asnjë rol për vetë faktin, jo se nuk mund të bëja diferencën, sepse padyshim që aty-këtu sigurisht njëri apo tjetër rol më ka lënë më shumë mbresa apo ka kërkuar nga unë më shumë sfidën e aktrimit, qoftë këtu nëpër, Tatorte; Komedit; Actione; Drama; Thriller; Krimi nga filmat në Gjermani apo nga ato në Shqipëri, por thjesht mendoj që çdo rol ka karakterin, shpirtin si edhe emocionet e veta, janë këto sfida dhe kërkesa që e bëjnë çdo rol të jetë unikat si vet njerëzit mbi tokë.
Së fundmi keni fituar edhe çmimin për aktorin më të mirë në Javën e filmit shqiptar në Amerikë. Na fol pak më shumë rreth kësaj?
Çdo çmim që të jepet, është jo vetëm një vlerësim por edhe inspirim shpirtëror, motivim për të punuar dhe për tu angazhuar edhe më fort edhe më intensivisht, për të mos ngelur asnjëherë vetëm si numër. Çmimi i fituar në Amerikë ka të veçantën dhe vlerën e vet shumë domethënëse, sepse vjen nga një Festival Filmi në Diasporë, ku me angazhimin dhe punën e tyre patriotike dhe shumë të rëndësishme prezantojnë kulturën e filmit shqiptar para audiencave ndërkombëtare dhe aq më e mrekullueshme që ky festival ka „shtëpinë“ e tij në qytetin më energjik dhe impulsiv siç është New Yorku.
Sa kam parë, mediat shqiptare nuk të kanë dhënë edhe aq shumë hapësirë. Pse?
Do të thosha që kjo është relative dhe se çdo gjë ka kohën e vet, tek dikush vëmendja krijohet më shpejt dhe tek dikush tjetër më vonë. Këtu luajnë rol shumë faktorë të ndryshëm. E megjithatë, vëmendja e mediave shqiptare mbi personin tim, në një farë mënyre nuk ka munguar, ka qenë të themi një prezencë modeste. Dhe meqë ra fjala, jo më larg se ditë më parë, pra me 30 shtator, isha i ftuar në emisionin e visionplus „7 pa 5“ drejtpërdrejtë via Skype.
Si janë raportet me kinematografinë shqiptare, sa keni oferta për të luajtur në filma shqiptarë?
Vetë fakti, që sapo kemi xhiruar filmin e Gentian Kocit „Dita zë fill“ (Breakday), një vit më parë „Krom“ me Bujar Alimanin apo më parë tek „Gjallë“ (Alive) të Artan Minarollit, si edhe tani që jemi me përgatitjet e një filmi tjetër të ri kinematografik „Delegacioni“ që do ta xhirojmë në pranverë të vitit 2017, mendoj që tregon se raportet me kineastët dhe kinematografinë shqiptare janë çdo herë e më shpeshta. Për këtë jam me të vërtetë shumë i lumtur dhe mirënjohës. Jo se thjesht dua vetëm të aktroj në Shqipëri, por për vet faktin, që dua dhe më bën krenar kontributi im në kulturën e artit shqiptar. Mendoj dhe e ndjej, që të gjithë artistët anembanë ku janë, qoftë brenda trojeve shqiptare dhe jashtë tyre, jo vetëm janë ambasadorë të Artit shqiptar, por me kontributin e tyre, ata mbajnë dhe pasurojnë sa më shumë vlerat e kulturës sonë të gjithanshme me rrënjë kaq të lashta dhe unike në botë.
Cilat janë aktivitet tuaja aktuale artistike?
Me aktivitetet jam me të vërtetë i kënaqur, edhe pse njeriu kërkon më shumë, dhe këtu, siç e përmenda edhe më sipër, me mbylljet e xhirimeve te filmit me Gentian Koçit dhe që po përgatitemi për xhirimet e tjera për Filmin „Delegacioni“ jam i angazhuar me Shqipërinë. Sapo kemi mbyllur një kontratë minimumi 5-vjeçar me televizionin gjerman “ARD” për minimumi dy episode në vit për serialin e suksesshëm kriminal „Kroatien-Krimi“ ku unë luaj rolin e asistentit të komisares, por edhe me xhirimet që fillojnë me 7 Tetor për filmin artistik gjerman „Toter Winkel“ . Po ashtu sapo festuam premierën në Berlin të filmit kinematografik „Unsere Zeit ist jetzt“ (ku unë kam një rol të rëndësishëm) si dhe aktivitete të tjera artistike.
Çfarë bëni jashtë fushës së aktrimit në Gjermani dhe si e kaloni kohën e lirë?
Këto janë shumë të ndryshme por edhe të përditshme. Lexoj, shkruaj, merrem me sport, shkoj në teatër apo kinema, vizitoj ndonjë ekspozitë apo panair arti, mundohem edhe të jem prezent në ndonjë aktivitet bamirës apo kulturor, takohem me miq edhe shokë jo vetëm të artit por edhe thjesht. Përveç kësaj, jam aktiv me projekte sociale, siç kam qenë kohëve të fundit i angazhuar për të kontribuar me aq mundësi sa kam, për emigrantët e shumtë që kanë ardhur dhe po vijnë në Gjermani.
Krenar për kontributin në filmat shqiptarë
Vetë fakti, që sapo kemi xhiruar filmin e Gentian Kocit „Dita zë fill“ (Breakday), një vit më parë „Krom“ me Bujar Alimanin apo më parë tek „Gjallë“ (Alive) të Artan Minarollit, si edhe tani që jemi me përgatitjet e një filmi tjetër të ri kinematografik „Delegacioni“ që do ta xhirojmë në pranverë të vitit 2017, mendoj që tregon se raportet me kineastët dhe kinematografinë shqiptare janë çdo herë e më shpeshta. Për këtë jam me të vërtetë shumë i lumtur dhe mirënjohës. Jo se thjesht dua vetëm të aktroj në Shqipëri, por për vet faktin, që dua dhe më bën krenar kontributi im në kulturën e artit shqiptar.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë