Maqedonia
Kartoni i gjelbër bëhet obligative për regjistrimin e veturave
Kartoni i gjelbër do të bashkohet me polisat e auto-përgjegjësisë, kështu që secili pronar duhet ta nxjerrë atë gjatë regjistrimit të automjetit.
Ky ndryshim do të rregullohet me ligj më së voni deri në fund të këtij viti dhe vjen nga nevoja për harmonizimin e ligjeve të Maqedonisë me direktivat evropiane.
Kjo është konfirmuar tashmë nga kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Maqedonisë, Klime Poposki, i cili pretendoi se do të ketë ndryshime në çmimin e politikës së detyrueshme, pra formimi i çmimeve do të liberalizohet, raporton ‘Alsat’.
“Ne tashmë kemi një rregullore të re në draft versionin dhe ne duhet të fillojmë një dialog me industrinë dhe të përgatitemi së bashku për transpozimin e saj të plotë nëpërmjet një ligji të ri të sigurimeve. Sipas programit kombëtar për harmonizimin me legjislacionin evropian, parashikohet deri në fund të vitit 2019 se ligji i ri do të marrë dritë”, tha Poposki, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











