Fun

Kartolina vjen pas 44 vjetësh

Rruga e gjatë në një kartoline , si një udhëtim përmes historisë së Gjermanisë së ndarë

Kishte gjetur titullin e një kënge në një konkurs radiofonik dhe menjëherë kishte dërguar kartolinën në stacionin radiofonik për të marrë çmimin.


Por fatkeqësisht që bëhej fjalë për vitin 1969 dhe në atë kohë Gjermania ishte e ndarë në dy pjesë.


Guenter Zettl, jetonte në pjesën komuniste, ndërsa radioja transmetonte në Perëndim.
Sipas Bild, kartolina ishte kapur dhe bllokuar nga policia sekrete. Vetëm pas 44 vjetësh një ish-polic e ka gjetur dhe dërguar në destinacion.


Guenter Zettl mund t‘i gëzohet shpërblimit vetëm pas 44 vjetësh.