Shkurt.ch

Kartëmonedhave të vjetra zvicerane nuk “u del afati”

Duke shfuqizuar afatin përfundimtar, Zvicra do të harmonizonte praktikën e saj me atë të vendeve më të rëndësishme të industrializuara

Nuk ka afat të kufizuar për konvertimin e kartëmonedhave të vjetra zvicerane. Kjo sugjerohet nga Këshilli Federal. Sot bankënotat e tilla zvicerane nuk humbin vlerën e tyre 20 vjet pas tërheqjes së tyre nga përdorimi.

Brenda kësaj periudhe, ato nuk mund të përdoren më si mjete pagese, por mund të konvertohen me të reja në Bankën Nacionale të Zvicrës (SNB). Afatet e konvertimit ishin vënë që në vitin 1921, që atëherë rrethanat kishin ndryshuar, shkruan Këshilli Federal në një komunikatë, përcjell albinfo.ch. Jetëgjatësia është rritur ndjeshëm dhe lëvizshmëria e popullsisë është rritur. Në marrëveshje me SNB, do të anulohet afati i konvertimit.

Kjo është për të parandaluar që kartëmonedhat e vjetra të humbin vlerën e tyre. Viktimat potencialë janë trashëgimtarët ose të huajt që mbajnë kartëmonedha të serive të vjetra në vendin e tyre të origjinës.

Duke shfuqizuar afatin përfundimtar, Zvicra do të harmonizonte praktikën e saj me atë të vendeve më të rëndësishme të industrializuara.