Bota
Kartëmonedhat më të falsifikuara në tregun evropian
Kartëmonedhat më të falsifikuara në tregun evropian janë 20 dhe 50€ ndërsa Franca është vendi më i prekur nga paratë e falsifikuara në Evropë. Nga ana tjetër raportohet për një rënie të kartëmonedhave të falsifikuara në periudhën 2015 -2016 në Evropë, njoftojnë autoritete franceze, përcjell albinfo.ch.
Tridhjetë e katër për qind e parave të falsifikuara në Evropë janë në Francë duke e bërë vendin më të prekur në eurozonë. Pastaj vjen Italia, Gjermania dhe Spanja.
Niveli i konfiskimit të parave të falsifikuara në Francë ka shënuar rënie me 35 për qind ndërsa në Evropë 25 për qind. Rënia ishte kryesisht për shkak të futjes së kartëmonedhave të reja 20 euro.
Autoritetet presin të ketë rënie të falsifikimit në vitin 2017 për shkak të kartëmonedhës së re që ka dal në qarkullim prej 50 eurosh. Sipas policisë, kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë 20 dhe 50 euro.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit