Lajme
Kartat e rreme të vaksinave: Austria kryen bastisje të shtëpive në mbarë vendin
Më shumë se 20 shtëpi në të gjithë Austrinë u bastisën nga policia të mërkurën mbi dyshimin për falsifikim të certifikatave të vaksinave, transmeton albinfo.ch.
Policia austriake tha se kishte sekuestruar telefona, kompjuterë dhe vaksina false të certifikuara, duke vënë nën hetim 22 persona në lidhje me falsifikimet e dyshuara. Bastisjet u zhvilluan në shtatë nga nëntë rajonet e Austrisë, me vetëm Burgenland dhe Vorarlberg të paprekur.
“Tregtia e organizuar dhe përdorimi i certifikatave të vaksinave të falsifikuara nuk është çështje e parëndësishme, por një vepër penale”, tha ministri i Brendshëm Gerhard Karner.
“Prandaj policia do të vazhdojë të marrë masa ndaj kujtdo që përdor çertifikatat e falsifikuara të vaksinimit, por mbi të gjitha kundër falsifikuesve dhe tregtarëve [të pasaportave të falsifikuara]”.
Policia tha se është njoftuar me të dyshuarit përmes postimeve në rrjetet sociale. Rreth 100 oficerë civil policie u përfshinë në operacion, me policinë austriake të ndihmuar nga agjencia policore e BE-së Europol. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit