Karta e platformës internet albinfo.ch
Albinfo është një shoqatë në bazë të Kodit civil zviceran. Ajo mbledh rreth vetes njerëz të horizonteve të ndryshme, politike apo profesionale, të mirëinformuar mbi çështjet e migracionit. Shoqata është e pavarur nga partitë politike dhe është neutrale në planin fetar. Ajo drejtohet nga një komitet dhe mbështetet prej një këshilli strategjik. Anëtarët e saj janë me origjinë nga Zvicra dhe Ballkani.
Shoqata albinfo.ch mendon të punojë në zhvillimin e Ballkanit dhe integrimin e të ardhurve prej atje në Zvicër, duke i dhënë forcë burimeve sociale të diasporave rreth projekteve të investimeve në vendet e prejardhjes si dhe duke favorizuar kyçjen e tyre në procesin socio-politik zviceran.
Për këtë qëllim, ajo administron një platformë interneti albinfo.ch e cila zotëron një informacion profesional dhe të përditshëm si dhe i ofron shërbime të rregullta publikut, në veçanti atij shqipfolës,me përkthim në frengjisht dhe gjermanisht , si dhe italisht në një fazë të mëvonë.
Vija editoriale e platformës albinfo.ch mbështetet, ndër të tjera , mbi vlerat dhe kërkesat e mëposhtëme : qytetaria, objektiviteti, dallimet, zhvillimi i vazhdueshëm dhe mirëkuptimi.
Albinfo.ch jep ndihmesën e saj në përforcimin e ndjenjës së të takuarit Zvicrës, duke respektuar kulturat e prejardhjes.
Projekti albinfo.ch është bashkëfinancuar nga Konfederata Zvicerane ( DEZA-DDC, BFM-ODM dhe EKM-CFM).
Së fundi, albinfo.ch mban përgjegjësi të plotë mbi përmbajtjen e kësaj platforme.