Lajme
Kardiologu shqiptar kritikon Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë
Kardiologu shqiptar, Fahri Beqa, i cili jeton dhe punon prej 12 vjetëve në Berlin, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj njoftimeve të IKSHPK-së, në të cilat thuhet se viktimat nga COVID-19 kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Sipas tij, kjo nuk është e vërtetë, pasi jo të gjithë personat që kanë ndërruar jetë nga ky infeksion kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Ai shton se vetë, personalisht ka njohur tre persona që kanë vdekur nga COVID-19 e që s’kanë pasur sëmundje të tjera.
“IKSHP definitivisht duhet ta largojë nga lajmërimi i përditshëm i rasteve të reja pozitive me Sars-Cov2 dhe të vdekurve nga COVID-19 pjesën e fjalisë ku thuhet “të vdekurit kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Të paktën personalisht i kam njohur 3 persona që kanë vdekur nga COVID-19 dhe nuk e kanë pasur asnjë sëmundje shoqëruese”, thotë Beqa, njofton albinfo.ch.
Beqa thekson se ky veprim tingëllon edhe si relativizim apo arsyetim i vdekjeve. Sipas tij, Covid-19 prek të gjitha moshat. Po ashtu të gjithë pacientët me apo pa sëmundje shoqëruese mund të përfundojnë me fatalitet.
Beqa thotë se me këtë formë të raportimit IKSHPK po ofendon rëndë për viktimën dhe familjen.
“Prandaj, kjo pjesë e fjalisë duhet të hiqet, përndryshe shpërndarja e pasaktë e informacioneve për të vdekurit nga një institucion shëndetësor është ofendim i rëndë dhe mund të ketë edhe konsekuenca juridike që mund të inicohen nga familjarët e të vdekurve”, ka shkruar Beqa në Facebook.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës