Lajme
Kardiokirurgu shqiptar në Gjermani ka kryer me sukses mijëra ndërhyrje në zemër dhe ka transplantuar qindra prej tyre
Kardiokirurgu i njohur shqiptar Bedri Ramadani në Gjermani me 25 vite përvoj pune

Bedri Ramadani është doktor në shtetin e Gjermanisë. Përfundoi me sukses studimet-specializimet e larta për mjekësi dhe tani ushtron profesionin e tij si mjek kardiokirurg në qytetin Dyseldorf, shkruan albinfo.ch.
“25 vite Kardiokirurgji, gjithcka filloi me 01.02.1999 ne Herzzentrum Duisburg dhe vazhdon ne Universitätsklinikum Düsseldorf”, është shprehur Bedriu.
Vlen të theksohet se ai që shumë vjet ushtron profesionin e tij në Universitätsklinikum Düsseldorf, klinikë kjo shumë e njohur për sukseset e ndërhyrjeve kardio.
Ai tashmë është ndër specialistët e rrallë në kardiokirurgji për ndërhyrjet minimalinvazive të valvulave të zemrës, posaçërisht rekonstruksioni i valvules mitrale, disektionet e aortes, por edhe transplantimet e zemrës, endokarditidi infekcioz dhe shumë ndërhyrje të kombinuara në zemër.
Doktor Ramadani thuhet se deri tani ka kryer me sukses mijëra ndërhyrje në zemër dhe ka transplantuar qindra zemra.
“Falemnderit te gjitheve qe me kane percjell ne kete rrugetim, posaqerisht shoqes sime, Flutra Ramadani dhe femijeve, Ledianit dhe Dalinës”, ka përfunduar ai. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër Luli & Goni Lemes” nuk është thjesht një film me batuta. Përveç të qeshurave, filmi do...
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë është e hapur dhe e mbyllur në Zvicër gjatë fundjavës së Pashkëve? Për të funksionuar sa më mirë nga fundjava e Pashkëve në Zvicër, është e rëndësishme të...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes” në Zvicër, Premierë në Cyrih
-
Zvicër: Gjithnjë e më shumë rrebeshe, +26% në dhjetë vjet
-
Zviceranët do të duhet të votojnë sërish për “identitetin digjital”