Sporte Luftarake
Karateisti më i mirë kosovar vendos të mos garojë më për Kosovën
Orges Arifi vendos të mos garojë më për Kosovën
Karateisti më i mirë në Kosovë, Orges Arifi, vendos të mos garojë për Kosovën, por për një shtet tjetër dhe, sipas tij, shumë shpejt do të bëjë të ditur edhe emrin e shtetit, përcjell albinfo.ch.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
“Nuk jam garues i Federatës së Karatesë të Kosovës. Ditëve në vijim do ta bëj të ditur se për cilin shtet do të garoj.
Pas 4 vjetëve të mrekullueshme më shumë suksese të arritura dhe shumë sfida, përfundon epoka ime si garues i Kosovës. Arsyet janë të shumta, për një vendim të tillë, të vështirë për mua, por do ta informoj ditëve në vazhdim opinionin për këtë vendim timin.
Ndihem krenar që si garues i deritanishëm i Kosovës që i kam mbrojtur ngjyrat e flamurit më shumë nder, ku kam arritur të fitoj shumë medalje dhe tituj. Fitova medaljen e parë evropiane ne historinë e karatesë kosovare.
Gjithashtu isha fitues i Kupës Botërore për U21 dhe fitues i 3 medaljeve ballkanike për senior dhe kontribues i dy medaljeve evropiane në ekipore për regjione. Me rezultatet e arritura në vitin 2016 isha i pari në renditjen botërore në WKF për U 21, dhe tash e sa kohë jam në top 50 në renditjen botërore të seniorëve.
I falënderoj të gjithë ata që ishin afër meje në suksese dhe dështime, gëzime dhe hidhërime.
Falënderim për Klubin e Karatesë Ippon Prishtine dhe trajneren Shqipe Zogiani. Falënderoj gjithashtu të gjithë shokët e reprezentacionit me të cilët kemi kaluar shumë kohë të mrekullueshme së bashku (Herolind Nishevcin, Alvin Karaqi, Elhami Shabani, Blodin Pakashtica, Durim Haziri, Ylli Cenaj, Astrit Halimi dhe Tahir Ajvazi) e shumë të tjerë, mirëpo me këta kemi qenë pothuajse gjithmonë së bashku në këto vitet e fundit.
Shfrytëzoj rastin ta falënderoj bordin e Komitetit Olimpik të Kosovës për përkrahje të parezervë, por edhe që gjithmonë më dolën në mbrojtje duke çmuar kontributin tim dhe të arriturat e mia në karate.
Falënderoj për mirëkuptim z. Ismet Krasniqi”, shkruan Arifi.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?