Tematike
“Karantina e vendosur nga BAG nuk solli asgjë, ajo ishte vetëm një masë politike”
Në një protokol shkruan se vetëm 0.4 për qind e atyre që ishin dërguar në karantinë pas udhëtimit me të vërtetë janë sëmurë me koronavirus
Qeveria federale ka zbatuar karantinën duke e ditur se ajo nuk sillte asgjë
Në korrik, Zyra Feederale e Shëndetit Publik (BAG) pati vendosur që të gjithë personat që hyjnë në Zvicër nga një e ashtuquajtur zonë rreziku duhet të vendosen në karantinën dhjetëditëshe.
Procesverbalet e takimit në të cilin është marrë ky vendim tani tregojnë: Efekti i kësaj mase ishte minimal – dhe BAG-u e dinte për këtë, shkruan gazeta “NZZ am Sonntag”
Sipas vendimit, shtetet oise regjionet me incidencë prej më shumë se 60 infeksione për 100.000 banorë, të llogaritura në 14 ditët e fundit – konsideroheshin zona me rrezik.
Tani është e qartë: karantina e udhëtimit ka bërë fare pak për të frenuar pandeminë, transmeton albinfo.ch. duke iu referuar gazetës në fjalë, gjegjësisht protokoleve nga takimet e rregullta midis mjekëve të kantonit dhe BAG.
Në njërin prej këtyre protokoleve, atë 17 shtatorit, një kanton kishte llogaritur, duke u bazuar në të dhënat e disa kantoneve, se vetëm 0.4 për qind e atyre njerëzve që ishin dërguar në karantinë pas udhëtimit me të vërtetë janë sëmurë me koronavirus. Periudha e hetuar ishte nga 2 korriku deri më 2 shtator. Ndërkohë, vetë BAG kishte llogaritur një vlerë prej 0.87 për qind.
“Janë shkelur arbitrarisht të drejtat themelore”
Me fjalë të tjera: nga njëqind njerëz që u vendosën në karantinë e nga qeveria federale, vetëm më pak se një person ishte infektuar nga koronavirusi. Të gjithë të tjerët ishin mbyllur në shtëpi për dhjetë ditë pa ndonjë arsye.
Andrea Caroni, deputet nacional i FDP nga kantoni i Appenzell Ausserrhoden, ka qenë një kritik i mprehtë i karantinës së udhëtimit që nga fillimi. Ai e konsideron “skandaloze” qasjen e BAG, përcjellalbinfo.ch.
“Padyshim, Qeveria federale ka ndërhyrë në mënyrë arbitrare në të drejtat themelore të banorëve të këtij vendi,” thotë ai.
Deklarimi i tij tingëllon ngjashëm me atë të institutit për hulumtime në fushë të biznesit, Avenir Suisse: “Shumë vuajtje dhe dëmtime janë shkaktuar këtu gjatë verës, për përfitime minimale”, thotë drejtori i kërkimit Jürg Müller për “NZZ am Sonntag”. Müller tregon se ata që janë prekur nuk mund të punonin ose u është “djegur” koha e tyre e lirë.
“Karantina ishte një vendim politik”
Përveç kësaj, Avenir Suisse vë në dyshim përpjekjen që shteti duhej të bënte për të monitoruar dhe zbatuar karantinën e udhëtimit: “Këto burime mund të ishin përdorur më mirë për punë të tjera përgatitore për valën e dytë,” tha Müller.
BAG sigurisht, ka mbrojtur vendimin e vet në shtator – në kohën kur tashmë kritikat ishin shtuar. Procesverbalet e takimeve të «NZZ» tregojnë se BAG nuk ishte i preokupuar me frenimin e virusit direkt – por më shumë me shkaktimin e frikës.
“Karantina e udhëtimit ndikon gjithashtu që njerëzit të udhëtojnë më pak në përgjithësi dhe në zonat e rrezikuara”, thotë protokoli, transmeton albinfo.ch. Dhe më tej: “Udhëtimet që nuk janë bërë nuk ka se si të maten”.
BAG pranon në të njëjtin protokoll: Karantina e udhëtimit “ishte një vendim më shumë politik”.
Edhe sot, BAG qëndron prapa vendimit tëtij. E lutur nga “NZZ am Sonntag”, Zyra Federale ka shkruar: “Nga këndvështrimi i BAG, masat kanë arritur efektin e tyre duke ulur udhëtimet në vendet me rrezik si reagim ndaj detyrimit të karantinës”.
Sidoqoftë, suksesi nuk mund të matet; nuk e dimë se si do të zhvilloheshin udhëtimet pa pas vendosur karantinën.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?