Shqipëria
Karaburuni dhe Sazani, dy nga mrekullitë e Shqipërisë
Në portin e Vlorës gjatë muajve të verës operuan anije turistike, të cilat niseshin çdo ditë drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit
Bukuritë dhe magjitë që natyra i ka falur Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan ishin ndër destinacionet më mbresëlënëse për 45 000 turistët vendas dhe të huaj.
Drejtori i Portit Detar Vlorë, Admir Malaj, tha për ATSH-në se “gjatë sezonit turistik verore qershor-gusht, nga porti i Vlorës janë nisur 20 000 turistë, nga pika të tjera me anije 13 000 dhe me mjete të vogla (skafe dhe gomone) 12 000”.
Sipas Malaj, rreth 40% e vizitorëve në Karaburun dhe Sazan ishin shtetas të huaj që kishin ardhur nga vende të ndryshme si Polonia, Italia, Amerika, Rusia, Finlanda, Suedia, Gjermania, Kanadaja etj, përcjell albinfo.ch.
Qyteti i Vlorës gjatë këtij sezoni turistik është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj.
Në portin e Vlorës gjatë muajve të verës operuan anije turistike, të cilat niseshin çdo ditë drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.
I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi i tillë në Shqipërisë. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike. Tani zona mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimeve ditore që zhvillojnë operatorët turistikë që nisen nga porti i Vlorës. Kjo ofron mundësi reale për të vizituar parkun dhe ofruar një dite ndryshe në gjirin e Vlorës.
Mjafton këtu të kujtojmë monumentin e natyrës, Shpellën e Haxhi Alisë (atraksioni më i vizituar nga turistët), gjiri natyror dhe kulturor i Gramës (skaji më i largët jugor i parkut detar), ishullin e Sazanit si atraksioni më i madh që prej hapjes së tij për publikun. Për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë momente relaksi në natyrën dhe qetësinë, parku detar ofron me brigjet e tij të Shën Vasilit, Shën Janit, Gjirit të Djallit, eksperiencë natyrore unike.
Në hapësirat e gadishullit të Karaburunit, në fund, aty ku bashkohet me luginën e Dukatit gjendet Kisha e Marmiroit, ndërsa në faqen jugore, në lartësinë 400 m, në vendin e quajtur Petrunë, gjendet një shpellë shumë e bukur, që quhet Shpella e Dukë Gjonit.
Për të gjithë të pasionuarit e zhytjes ofrohen shtigje nënujore për të parë botën unike dhe pasuritë nënujore.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbrëmja AlbGala e platformës mediale albinfo.ch, një përjetim i paharrueshëm Në një atmosferë solemne, me ambient të ngrohtë e miqësor, platforma mediale Albinfo.ch ka mbajtur mbrëmë...
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës
-
Luiza Duraku betohet si nënkryetare në Anderlecht
-
Abdixhiku takon bashkatdhetarët në Olten të Zvicrës
-
Habibe Duraki betohet si nënkryetare në komunën Evere të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Gati 300 ilaçe tani janë më të lira në Zvicër Gati 300 ilaçe kanë qenë më të lira, mesatarisht 12%, që nga 1 dhjetori. Zyra Federale...
-
Ndalimi emergjent i Edelweiss gjatë ngritjes nga Cyrihu: Të dhënat e para për shkakun
-
A po e ndërpret Elon Musk tani marrëveshjen e avionëve F-35 me Zvicrën?
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës
-
Sistemi i ri tarifor: Mjekët u frikësohen disavantazheve për pacientët