Futboll

Kapiteni i Zvicrës largohet nga Juventusi

Që nga viti 2011, ai ka bërë 256 paraqitje për Juven, duke shënuar edhe 15 gola

Kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, ka bërë të ditur se do të largohet nga Juventusi dhe Serie A në fund të sezonit aktual.

Lichtsteiner, që është në vitin e fundit të kontratës me “Zonjën e Vjetër”, ka fituar gjashtë tituj me radhë në Serie A që nga transferimi nga Lazio më 2011 dhe 34-vjeçari është afër të koleksionojë të shtatin Scudetto, përcjell albinfo.ch.

“Më kanë mbetur edhe 14 ditë me Juventusin, kam nevojë për një aventurë të re dhe motivim”, deklaroi futbollisti zviceran.

“E ardhmja ime është jashtë Italisë, nuk do të tregoj ku, sepse ende nuk kam nënshkruar”, theksoi tutje ai.

Që nga viti 2011, ai ka bërë 256 paraqitje për Juven, duke shënuar edhe 15 gola.