Futboll
Kapiteni i Kosovës, kampion në Itali
Napoli sapo ka fituar titullin në Serie A, një sukses i jashtëzakonshëm

Napoli është kampion i ri i Italisë. Napolitanët kanë barazuar me Udinesen 1:1 në udhëtim, që i mjaftoi për të fituar titullin kampion, pesë javë pa përfunduar Serie A, shkruan albinfo.ch.
Pjesë e këtij suksesi është edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Ai ka qenë titullar në ndeshjet e Napolit dhe një nga lojtarët kyç në këtë edicion. Edhe për të, është një sukses i jashtëzakonshëm.
Rrahmani ka luajtur për Drenicën, Partizanin e Tiranës, Split, Lokomotivën e Zagrebit, Dinamon e Zagrebit, Veronën dhe tani Napolin.
Napoli fitoi titullin e tretë në histori të klubit apo për herë të parë pas 33 vjetësh.
Napoli ka shënuesin më të mirë në ligë, Osimhen me 22 gola, Kvaratskhelia, si asistuesi më i mirë me dhjetë asistime, me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë.
Gjithashtu Napoli u kualifikua deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, hera e parë po ashtu për klubin e Napolit.
Tashmë festa ka filluar në qytetin italian, që kanë pritur me dekada të tëra këtë vit. Festa kryesore do të jetë në stadiumin “Diego Armando Maradona”, edhe pse Napoli po luan mysafir. Për futbollistët pritet një festë madhështore kur të arrijnë në Napoli.
E-Diaspora
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ Libri "Shekulli i parë" i autorit Sejmen Gjokoli, sjell një pasqyrim të ngjarjeve më të rëndësishme...
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
-
Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej
-
Festa e Bajramit në Zvicër këtë të diel – ku do të falet namazi në Lozanë?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet që dyqanet e vetë-shërbimit të lejohen të qëndrojnë gjithmonë të hapura Nëse qeveria e Zugut e arrin qëllimin, dyqanet pa staf shitjesh do të përjashtohen nga orët...
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga prilli?
-
Një në 22 makina në Zvicër është elektrike
-
Pse Zvicra është e shqetësuar për rritjen e numrit të mjekëve të huaj?
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ