Shkurt.ch

Kapet transporti me mbi 120 kg. marihuanë

Rrjeti i drogës po transportonte marihuanë nga Shqipëria në Gjermani

Hetuesit gjermanë kanë kapur një rrjet të madh tregtie me drogë që po transportonte sasi të mëdha marihuane nga Shqipëria në Gjermani, gjegjësisht në landin Nordrhein-Westfalen. Aktualisht dy pjesëtarë të këtij rrjeti po qëndrojnë në burg në Hagen, një i tretë është në arrati, njoftojnë mediet gjermane.

Gjatë një periudhe prej tre muajsh, policia bavareze kishte ndaluar dy makina me të cilat transportohej marihuana. Transporti i parë ishte kapur në muajin mars dhe në të kishte 26 kg marihuanë. Ndërsa të dytin, me 95 kg., policia e kishte zënë më 21 majnë vendkalimin kufitar me Austrinë, në Kiefersfelden.

Droga e kapur ishte e ndarë në 63 pako dhe ishte fshehur nën ulëset e veturës. Me këtë rast është arrestuar shoferi 42 vjeçar i veturës.