Integrimi
Kapet sllovaku me 11 refugjatë kosovarë në makinë
Pasi që vetura kishte vetëm shtatë vende, disa nga kosovarët është dashur të vendoseshin në bagazh, ndërsa fëmijët në prehër të nënave të tyre
Policia Federale ka ndalur të shtunën në autostradën A8 në segmentin Salzburg-Munih një përpjekje të madhe për trafikim me refugjatë. Një shtetas sllovak kishte futur në makinën e tij për 7 persona plot 11 refugjatë kosovarë në përpjekje për t`i bartur nga Austria në Gjermani. Pasi që vetura kishte vetëm shtatë vende, disa nga kosovarët është dashur të vendoseshin në bagazh, ndërsa fëmijët në prehër të nënave të tyre, ka bërë të ditur të hënën policia federale.
Asnjëri nga kosovarët nuk posedonte dokumente të rregullta për qëndrim në Gjermani. Shoferi sllovak, kishte këmbëngulur se “nuk kishte lidhje” me trafikim, dhe as nuk e dinte se kaq shumë njerëz ishin vendosur në makinën e tij. Ai kishte thënë se makinën e kishte në dispozicion nga një firmë transporti e cila e paguante 600 euro në muaj për shërbimet e tij. Por kjo nuk ishte marrë parasysh nga policia, e cila e kishte arrestuar atë.
Por, sipas njohurive të para, ai kishte marrë para të majme nga udhëtarët, gjegjësisht kishte inkasuar 500 euro prej secilit nga ta.
Sllovaku 43 vjeçar është dërguar në burgun e qytetit Bad Reichenhall ndërsa të trafikuarit janë dorëzuar në qendrën për pranim të refugjatëve në Munih.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’