Shqipëria
Kapet shqiptari me 21 kg kanabis
Shoferi 30 vjeçar gjatë marrjes në pyetje ka pranuar veprën, por ka thënë se ai është vetëm korrier

Me rastin e kontrollimit që i ka bërë një makine në Thörl-Maglern, policia austriake la gjetur në bagazhin e saj plot 21 kilogramë kanabis. Kjo sasi droge ishte kontrabanduar nga Shqipëria dhe ishte menduar të sillej në Salzburg, shkruan orf.at.
Pak para orës 20 një mercedes i zi kishte kaluar kufirin nga Italia në Austri, transmeton albinfo.ch. Policët që bënë kontrollimin, aty gjetën një torbë përplot me kanabis. Shoferi i makinës, një shtetas shqiptar, drogën po e sillte nga Tirana, përmes Italisë drejt Salzburgut, ku mendohet se ishte destinimi i fundit.
Shoferi 30 vjeçar gjatë marrjes në pyetje ka pranuar veprën, por ka thënë se ai është vetëm korrier. Ai është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim në Klagenfurt. Zyrtarët përkatës janë duke i zhvilluar hetimet për të zbuluar prejardhjen e saktë të drogës, vendin e destinimit të saj dhe urdhërdhënësin.
E-Diaspora
-
Pas 16 vjetësh në Gjermani, mërgimtari kthehet në Kosovë dhe hap fermën e pulave “16 vite jetova në Gjermani tash jam kthyer në vendlindje për të investuar”...
-
Mesazhi i Pashkëve nga Don Marjan Marku, Drita e ringjalljes që kapërcen kufijtë
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
Jeta në Zvicër
-
Blick: Shaqiri i jashtëzakonshëm Ka gjashtë ndeshje rresht që Xherdan Shaqiri shënon gol apo asiston. Ai po i bën të...
-
Sigurimi shëndetësor në Zvicër: Dallime të mëdha në sigurimet shtesë
-
Përplasja e dy tramvajëve në Cyrih shkakton përkohësisht ndêrprerje trafiku
-
Ari si një strehë e sigurt funksionon gjithmonë – çfarë duhet të dini
-
Zvicër: Për qiramarrësit, lëvizja e shtëpisë mund të jetë shumë e shtrenjtë