Shkurt.ch

Kapet personi që demtoi pikturën milionëshe

Vandalisti, me veprimin e tij kishte pasur për qëllim "të rriste vlerën" e pikturës së Mark Rothkos

Scotland Yard ka kapur personin që kishte përshkëllirë pikturën e artistit të madh Mark Rothko në muzeun Tate Modern të Londres. I riu 26 vjeçar me prejardhje ruse ka pranuar veprën por këtë aksion të tij e ka quajtur veprim artistik!

Siç shkruan gazeta “The Times”, vandalisti, me veprimin e tij kishte pasur për qëllim të rriste vlerën e pikturës. Në të njëjtën kohë ai kishte dëshiruar që me këtë aksion të sensibilizonte opinionin me lëvizjen e ashtuqajtur “Yellowism”, për të cilën nuk iishte dhënë më shumë informacione.

Siç kanë bërë të ditur dëshmitarët e rastit, i riu, në qetësi të plotë ishte ngritur nbga vendi ku rrinte ulur dhe pasi i ishte afruar pikturës, e kishte “ngjyrosur” atë me ngjyrë të zezë.