Shkurt.ch
Kapet në Norvegji vrasësi i Vigan Morinës
Se sa kohë do të shkojë deri në ekstradim varet nga rrethana nëse i arrestuari do të përdorë mjetet juridike kundër ekstradimit ose jo
Shivan Mohamed, i dyshuar për vrasjen e Vigan Morinës, 23 vjeçar dhe vëllait të tij, Visarit 21 vjeçar, është kapur, dje në Norvegji, saktësisht dy javë pas kryerjes së krimit.
Këtë lajm e bëjnë të ditur prokuroria dhe policia kantonale e Cyrihut. Ato në një njoftim për medie theksojnë se hetimet e bëra dhe bashkëpunimi i mirë me autoritetet në Gjermani ka bërë të mundur këtë.
Shivan Mohamed i cili është kurd nga Iraku, ka rënë të dielën në “rrjetin” e përgatitur nga policia, në qytetin Skien të Norvegjisë jugore. Tash për tash, për shkaqe të hetimeve nuk janë dhënë informacione plotësuese, por ajo që dihet është se ekstradimii të dyshuarit nga Norvegjia në Zvicër pritet të bëhet “në javët e ardhshme”.
Se sa kohë saktësisht do të shkojë deri në ekstradim varet nga rrethana nëse i arrestuari do të përdorë mjetet juridike kundër ekstradimit ose jo. Por, kanë thënë autoritetet e policisë së Cyrihut, i dyshuari për vrasje dhe plagosje nuk është marrë ende në pyetje pasi që për këtë gjë janë kompetente vetëm autoritetet e Cyrihut.
Vrasja e Viganit dhe plagosja e vëllait të tij, Visarit, është kryer në orët e hershme të mëngjesit të 15 korrikut, pranë klubit të njohur të Cyrihut “Kaufleute”. Tre vëllezërit Morina me shoqërinë e tyre po e festonin ditëlindjen e 23-të të Viganit. Në rrethana ende të paqarta Vigani dhe Visari sulmohen me thikë nga tashmë i arrestuari Shivan.
Vrasja ka shkaktuar një dhimbje dhe pakënaqësi të madhe jo vetëm në mesin e shoqërisë së të vrarit. Kështu, javën e kaluar është mbajtur në Cyrih një marsh protestues kundër dhunës, që kishte si pretekst këtë vrasje.
I dyshuari për vrasjen e kryer më 15 korrik kishte ikur në drejtim të Norvegjisë qysh natën menjëherë pas kryerjes së krimit.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha