Integrimi

Kapet kosovari me dokumente false italiane

Pas kontrollimit me qëllim identifikimi, policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një azilkërkues nga Kosova, me status të refuzuar të azilit

Të shtunën rreth orës 10 e 30, një patrullë e rojave kufitare të Zvicrës, me rastin e një kontrollimi që u bëri udhëtarëve në trenin Bazel-Freiburg, ka hasur te një i ri 26 vjeçar, i prezantuar si italian që jeton në Gjermani.  Por, rojat kufitare kanë vëbë re menjëherë se dokumentet e paraqitura si italiane, ishin tërësisht të falsifikuara, shkruan focus.de. Më tutje, i dyshuari i është dorëzuar Policisë Federale për trajtimin e mëtejmë të rastit.

26 vjeçari ishte i shoqëruar nga mikesha e tij 18 vjeçare, një shtetase e Kosovës e cila jeton në Zvicër, te e cila qëndronte edhe i dyshuari, transmeton albinfo.ch. Pas kontrollimit me qëllim identifikimi, policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një azilkërkues nga Kosova, me status të refuzuar të azilit. Ai, në vitin 2015, pasi i ishte hedhur poshtë kërkesa për azil në Berlin, kishte siguruar një dokument të falsifikuaritalian të  identitetit. Me këtë dokument fals ai është prezantuar pastaj te autoritetet përkatëse në Essen si “italian me të drejtë qarkullimi në BE”.

Kosovarin tash e pret një procedurë penale për falsifikimim dokumentesh, udhëtim dhe qëndirm të palejuar në Gjermani dhe për identifikim të rremë para autoriteteve, përcjell albinfo.ch.

Autoritetet për të huaj ndërkohë do të vendosin për masat lidhur me qëndrimin e kosovarit në Gjermani gjegjësisht dëbimin e tij.