Kosova
Kapet kosovari me 80 mijë franga dhe euro në kufirin Zvicër – Gjermani
Janë gjetur 70.570 franga zvicerane dhe 9.370 euro. Po ashtu një test në kartëmonedha ka dëshmuar kontaktin me kokainë
Zyrtarët doganorë të Lindau kanë parë një sasi të konsiderueshme parash në një autobus në distanca të gjata që vinte nga Cyrihu të enjten e Madhe (mbrëmë), transmeton albinfo.ch. Sipas një deklarate nga zyra kryesore doganore në Ulm, kartëmonedhat ishin në bagazhin e një udhëtari kosovar, të shpërndara në dy zarfe në çantën e laptopit, si dhe në portofolin e tij.
Një ekzaminim më i detajuar në zyrë ka zbuluar gjithsej 70.570 franga zvicerane dhe 9.370 euro. Po ashtu një test fshirjeje droge në kartëmonedha ka dëshmuar kontaktin me kokainë, shkruan schwäbische.de. Megjithatë, një kontroll i afërt i bagazhit të transportuar nuk ka zbuluar ndonjë provë të mëtejshme të substancave të ndaluara.
Ndaj udhëtarit është ngritur kallëzim kundërvajtës për mosdeklarim të parave të gatshme me dashje, përcjell albinfo.ch. Paratë janë sekuestruar për shkak të mbetjes së kokainës të gjetur në to.
Si pjesë e të ashtuquajturit procesi i kleringut, tani po bëhet një përpjekje për të përcaktuar origjinën e parave.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë Dasma e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të shfaqet fillimisht me datën 29 nëntor në Grac,...
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Bazeli, me atmosferën më festive në Zvicër Magjia e Krishtlindjeve në Bazel ka filluar...
-
Gati 17,000 mjekë të huaj po punojnë në Zvicër
-
SHKA „Dardania“ nga Winterthur kremton dy festa, 28 Nëntorin dhe 30-vjetorin e themelimit
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve