Lajme
Kapet kosovari me 195 km/h në zonën ku lejohen 80 km/h: i merret patenta
Drejtuesi i mjetit është ndaluar dhe arrestuar, siç ka bërë të ditur. Po ashtu atij i është hequr patenta e shoferit në vend
Në Rafz të Kantonit të Cyrihut, Policia Kantonale ka kapur një një kosovar 42 vjeçar, i cili në të njëjtin vend e ka ngarë makinën një herë me 195 km/h dhe një herë tjetër me 170 km/h, transmeton albinfo.ch. Kjo ka ndodhur brenda 24 orëve në zonën ku maksimumi i lejuar i shpejtësisë është 80 kilometra në orë.
Ai duhet të përgjigjet për të dyja shkeljet e shpejtësisë para prokurorit publik.
“Raseri” i cili po shkonte drejt Eglisau ZH, është kapur nga Policia Kantonale e Cyrihut mëngjesin e së enjtes. Policia Kantonale kishte kryer kontrolle në Schaffhauserstrasse bazuar në sinjalizimin nga banorët në Rafz, të cilët zgjoheshin çdo ditë nga automjetet me shpejtësi të lartë, shkruan polizeinews.ch.
Kështu policët kanë kapur kosovarin, bazuar në kontrollin e shpejtësisë, püercjell albinfo.ch. Drejtuesi i mjetit është ndaluar dhe arrestuar, siç ka bërë të ditur policia kantonale të premten. Atij i është hequr patenta e shoferit në vend dhe është marrë në pyetje në bazën e policisë.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë