Lajme
Kapet ilegalisht në Gjermani: kosovari duhet të vuajë 685 ditët e mbetura të burgut
Drejtoria Federale e Policisë së Mynihut: Kosovari duhet të mbajë edhe 685 ditë burg/ Rikthim në paraburgim pasi qe dënuar për vrasje dhe ishte dëbuar
Të hënën (5 nëntor), policia federale arrestoi një kosovar në stacionin e trenit në Rosenheim, i cili para shumë vitesh ishte dënuar për vrasje dhe ishte deportuar nga Gjermania në vitin 2010.
Ai kishte vuajtur mbi dhjetë vjet të dënimit me burg të vendosur nga gjykata e Landit e Augsburgut përpara se të detyrohej të largohej nga vendi, transmeton albinfo.ch. Në rastin e parë që u kthye në Republikën Federale të Gjermanisë dënimi i mbetur prej 685 ditësh u bë i plotfuqishëm.
57-vjeçari po udhëtonte nga Austria me një tren të distancave të gjata, shkruan dpa.de. Gjatë kontrollit të emigracionit, policia federale përdori të dhënat e tij personale për të zbuluar se ndaj tij kishte një urdhër arresti nga prokuroria publike e Augsburgut.
Si rrjedhojë, shtetasi i Kosovës i deportuar do të duhet të shkojë në burg për më shumë se 22 muaj (685 ditë) për shkak të lirimit të parakohshëm.
Në Rosenheim atij iu desh të ndërpriste herët udhëtimin me tren drejt Mynihut dhe të shkonte me policët në stacionin e policisë federale, përcjell albinfo.ch. Prej aty ai u dërgua në institucionin korrektues në Bernau.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora pak interes për regjistrim, shanset për manipulimin e votës së emigrantëve minimale Zgjedhjet në Shqipëri...
-
Kanada: Flamuri i Kosovës ngrihet në Bashkinë e Hamilton
-
“Andrra Amerikane” – Një serial i ri që reflekton kulturën dhe jetën shqiptaro-amerikane
-
Shtatë kompani kosovare do të marrin pjesë në panairin “Stockholm Furniture Fai”
-
Bruksel: Luiza Duraki me post të ri, nënkryetare e komunës së Anderlechtit
Jeta në Zvicër
-
Më pak regjistrime të reja për makina elektrike, por akoma shumë vetura në rrugë Kërkesa për automjete të reja, tërësisht elektrike ra në vitin 2024. Pesha e tregut të regjistrimeve...
-
IS donte të joshte 15-vjeçarin për të ndërtuar një bombë në Zvicër
-
Muzeu i Luvrit në Paris, zviceranët do të paguajnë më shumë
-
Si përfundoi Zvicra me sistemin e saj të detyrueshëm të sigurimit shëndetësor?
-
14 raste fruthi në gjashtë kantone – çfarë duhet të dini