Integrimi
Kapet i dyshuari për vrasjen e shqiptarit në Friburg
Familjarët kishin shpallur një shpërblim prej 20 mijë frangash për ata që ndihmojnë gjetjen e vrasësit. Supozohet për vrasje të bërë për marrje gjaku

Policia e Kantonit të Friburgut në bashkëveprim me atë të Bernës ka kapur në Zollikofen të Bernës një kosovar 31 vjeç, të dyshuar për vrasjen e një kosovari tjetër, të kryer në maj të këtij viti në Frasses të Friburgut.
Personi është arrestuar në banesën e tij, transmetojnë mediet në gjuhën gjermane gazetën “20 Minutes” në gjuhën frënge. Në banesë dhe në vendin e tij të punës, policia ka konfiskuar shumë objekte që mund të vihen në lidhje me rastin.
Sipas dëshmitarëve, qytetarë të Zollikofenit, “policët e maskuar kishin marrë nga shtëpia e tij një burrë trupgjatë dhe biond, të lidhur me pranga dhe me sy të mbyllur”. Po ashtu sipas tyre, makinat e policisë me regjistrim të Freiburgut kishin bllokuar rrugën.
Siç ka raportuar gjerësisht albinfo.ch, në muajin maj në Frasses të Friburgut qe vrarë një kosovar me shtetësi italiane, para syve të bashkëshortes dhe të fëmijëve. Siç pati konstatuar policia, dy persona kishin hapur zjarr në drejtim të pronarit të shtëpisë, i cili ndodhej para garazhit të tij.
Sipas deklarimeve të njerëzve nga rrethi i të ndjerit, bëhej fjalë për një qërim hesapesh në mes të familjeve, gjegjësisht marrje gjaku.
Ajo që kishte bërë jehonë në opinionin zviceran pas vrasjes ka qenë vendimi i familjes së të vrarit që të shpallte një shpërblim prej 20 mijë frangash për ata që ndihmojnë gjetjen e vrasësit. Sigurisht autoritetet e Zvicrës kishin dënuar këtë shpallje duke e quajtur të kundërligjshme.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse në arrestimin e bërë në Zollikofen mund të ketë kontribuuar edhe shpallja e shpërblimit në fjalë, shkuan “20 Minutes”.
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Fermerët përdorin pesticide të ndaluara: Qeveria federale forcon kontrollet Për të luftuar përdorimin e paligjshëm të pesticideve, qeveria federale do të financojë 1000 analiza laboratorike...
-
Qëndrimi në Bazel gjatë Eurovisionit do të kushtojë shumëfish më shumë
-
Rritet numri i mjekëve të huaj në Zvicër
-
Pakti i migracionit i BE-së kundërshtohet nga e majta dhe e djathta e Zvicrës
-
Referendumi për të frenuar lobimin politik në Zvicër