Shkurt.ch

Kapet banda shqiptare-gjermane e drogës: kishte “qarkulluar” 1.2 milion euro!

Gjashtë veta tashmë ndodhen në burg në Gjermani ndërsa ndaj të shtatit është shpallur fletarresti në Zvicër

Policia gjermane ka kapur një rrjet tregtarësh të heroinës që vepronte në Gjermani e në Zvicër. Pjesëtarët e bandës, nga Shqipëriua, Kosova dhe Gjermania, sipas policisë gjatë dy viteve të fundit kanë bërë një qarkullim prej së paku 1.2 milion eurosh nga tregtia ilegale me narkotikë.

Gjashtë veta tashmë ndodhen në burg në Gjermani ndërsa ndaj të shtatit është shpallur fletarresti në Zvicër, shkruajnë medeiet gjermane.

Me rastin e bastisjeve që janë bërë në shtëpitë e të dyshuarve në Rheinfelden  janë gjetur dhe konfiskuar  50 mijë euro, pastaj sasi droge  si dhe një revole e mbushur me municion. Po ashtu janë konfiskuar edhe tri automjete të kushtueshme që u janë gjetur të dyshuarve.