Integrimi

Kapen trafikantët me 6 klandestinë nga Kosova

Në mesin e 15 të kontrabanduarve në dy raste të ndryshme, gjashtë janë nga Kosova dhe nëntë nga Siria

Policia Federale në Trier, Gjermani ka zbuluar dhe parandaluar në dy raste kontrabandistë të cilët kanë provuar të fusin në territorin gjerman të huaj klandestinë. Në mesin e 15 të kontrabanduarve gjashtë janë nga Kosova dhe nëntë nga Siria.

Sirianët janë sjellë në kufirin me Gjermaninë të premten e kaluar. Në mesin e tyre kanë qenë edhe dy familje me pesë fëmijë dhe të rinj. Hetimet kanë treguar se personat e kontrabanduar kanë paguar gjithsej 1000 euro personit që i ka sjellë në Gjermani, shkruan wochenspiegellive.de.

Ndaj përgjegjësit për këtë kontrabandim, një shtetasi sirian 26 vjeçar, është iniciuar një procedurë penale për veprën penale trafikim me qenie njerëzore.

Për rastin e gjashtë kosovarëve është arrestuar një person i moshës 37 vjeçare, ndaj të cilit po ashtu është iniciuar procedurë penale për trafikim qeniesh njerëzore.  Në të dyja rastet, personat e trafikuar janë sjellë në qendrat përkatëse ku do të kërkojnë azil.