Gruaja
Kapen në një lokal nate 10 punëtore ilegale nga Shqipëria dhe nga Serbia
Punëtoret e arrestuara punonin si “zonja animimi” dhe në shërbim. Siç bën të ditur Policia e Kantonit të Cyrihut, të gjitha ato bashkë i janë dorëzuar Prokurorisë Publike në Winterthur
Me rastin e një kontrollimi të bërë në një lokal nate në lagjen Töss të qytetit Winterthur, policia ka arrestuar dhjetë punëtore në të zezë bashkë me dy punëdhënësit e tyre. Të gjitha punëtoret e përmendura janë nga Shqipëria dhe nga Serbia, siç shkruan topnews.ch dhe nuk kanë leje qëndrimi e as leje pune në Zvicër.
Punëtoret e arrestuara punonin si “zonja animimi” dhe në shërbim, transmeton albinfo.ch. Siç bën të ditur Policia e Kantonit të Cyrihut, të gjitha ato bashkë i janë dorëzuar Prokurorisë Publike në Winterthur. Ndërsa dy punëdhënësit, një zviceran 51 vjeçar dhe një bullgare 43 vjeçare do të përgjigjen para prokurorisë.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor