Integrimi
Kapen kosovarët, kanë paguar nga 2000 euro për të kaluar kufirin
Në veturë ndodheshin dy kosovarë të cilët kanë deklaruar se i kanë paguar hungarezit secili nga 2000 euro për t`i sjellë në Austri
Policia austriake ka arrestuar të enjten një hungarez të dyshuar se ka kontrabanduar dy kosovarë kundrejt pagesës nga Hungaria në Austri. Hungarezi 25 vjeçar u ka marrë dy shtetasve kosovarë 4000 euro për t`i kaluar ilegalisht matanë kufirit njoftojnë mediet austriake.
Policët, pjesëtarë të një njësiti special kundër kontrabandimit, pasi kishin kontrolluar në afërsi të një ish vendkalimi kufitar kanë parë veturën e 25 vjeçarit.
Në atë veturë ndodheshin dy kosovarë të cilët kanë deklaruar se i kanë paguar hungarezit secili nga 2000 euro për t`i sjellë në Austri.
Kundër të dyshuarit për trafikim ilegal tashmë është ngritur një padi penale. Ndërsa dy kosovarët janë transportuar në qendrën e policisë në Eisenstadt.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik