Uncategorized

Kapen me kokainë, shqiptarët dënohen me 50 vjet burgim në Londër

Ditë më parë policia britanike arrestoi shtatë shqiptarë, pjesë e një bande, të cilëve iu gjeten 32 kg kokainë me një vlerë që shkonte në afro 1 milion funte.

Drejtësia në këtë shtet i ka dënuar ata 50 vjet burgim ata të cilët në gjykatë pranuan fajësinë për konspiracion për të furnizuar drogë të klasit A, përcjell albinfo.ch.

Grupi i furnizuesve shqiptarë të kokainës ishin prej kohësh duke u hetuar nga policia. Policia fillimisht vëzhgoi një takim mes shqiptarëve në Oksford, ku u bë shkëmbimi i drogës në një çantë që kishte brenda 12 blloqe me kokainë të presuar, pasi u ndoqën dhe pas bastisjes në një banesë ku ndodheshin pesë shqiptarë të tjerë, në atë adresë u gjetën edhe 21 kg të tjerë kokainë, si dhe pajisjet për magazinimin, përgatitjen dhe paketimin e drogës.

Në këtë shtet janë shtuar shumë arrestimet e shtetasve shqiptarë pikërisht për shpërndarje të substancave narkotike.