Integrimi
Kapen dy kosovarë “në të zezë”, njëri me dokumente bullgare
Në kantonin Zug, në dy raste janë kapur me punë dhe qëndrim ilegal dy shtetas kosovarë. Njëri prej tyre kishte dokumente të falsifikuara bullgare
Policia e Kantonit të Zug-ut me rastin e një kontrollimi të bërë në një vendpunishte ndërtimi në Neuheim ka zënë një kosovar 22 vjeçar duke punuar ilegalisht. Pasi ka parë policinë ai është përpjekur të ikë por policët e kanë kapur pas disa metrash. Me këtë rast është konstatuar se ai është me qëndrim ilegal në Zvicër dhe nuk ka leje pune.
Prokuroria shtetërore e kantonit e ka dënuar punëtorin në fjalë me burg efektiv prej 40 ditësh. Ndërkohë, Zyra për Migracion ka vendosur dëbimin e tij nga Zvicra dhe ndalimin e hyrjes në Zvicër pas dëbimit.
Vetëm pak ditë më parë, të hënën, policia e Zug-ut ka zënë edhe një punëtor tjetër në të zezë. Bëhet fjalë për një të ri 23 vjeçar po ashtu nga Kosova. Ai është zënë e rastin e një kontrollimi të automjeteve. Kur i kanë kërkuar dokumentin, ai ka ofruar një leje njoftimi dhe një patentshoferi nga Bullgaria, shkruan infoticker.ch.
Pas kontrollimit me metoda kriminaloteknike është konstatuar se të dy dokumente janë të falsifikuara. Ai ka pranuar se është nga Kosova dhe se punon pa leje si ndihmës transporti.
Prokuroria e shtetit e ka dënuar kosovarin me kusht prej 80 njësi ditore dhe me një gjobë. Ndërkohë, Zyra për Migracion e ka dëbuar atë të enjten në Kosovë. Po kështu i është ndaluar hyrja në Zvicër për tri vite.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert