Lajme
Kapen në Gjermani 8 zviceranë me certifikata të falsifikuara vaksinimi
Këtë e kanë bërë në mënyrë që të marrin dëshmi dixhitale se kanë kryer vaksinimin kundër Covid-19
Të premten dhe të shtunën e kaluar, gjashtë zviceranë kanë paraqitur certifikata të falsifikuara të vaksinimit në barnatoret në Konstanz (Gjermani).
Këtë e kanë bërë në mënyrë që të marrin dëshmi dixhitale se kanë kryer vaksinimin kundër Covid-19, shkruan srf.ch.
Mashtrimi është zbuluar në dy barnatore në qytetin e vjetër të Konstancës, njofton policia gjermane, transmeton albinfo.ch.
“Policia tani po heton të gjashtë të dyshuarit nga Zvicra, të fajësuar për falsifikim të dokumenteve” thuhet në njoftimin e policisë.
Në Gjermani, certifikata e unifikuar e vaksinimit e BE-së mund të lëshohet në ordinancat e mjekut, farmacitë ose në qendrat e vaksinimit.
Edhe të enjten, dy zviceranë ishin kapur në një barnatore në Konstancë me certifikata të falsifikuara të vaksinimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Familja shqiptare akuzohet për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Familja shqiptare akuzohet për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër