Integrimi
Kapen edhe 50 refugjatë kosovarë
Dy shoferët të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore kanë rënë në kundërthënie gjatë marrjes në pyetje
Policia Federale e Rosenheim-it ka hasur gjatë vikendit që shkoi në më shumë se 50 shtetas kosovarë pa dokumentacion të rregullt të qëndrimit në Gjermani. Gjashtë prej tyre policet i kanë kapur në një makinë. Ngasësi shqiptar i makinës ka rënë në kundërthënie me vetveten gjatë marrjes në pyetje dhe në fund ka refuzuar të japin deklaratë.
Ai do të përgjigjet para gjyqit për kontrabandë të të huajve.
Në një pikë tjetër të këtij regjioni, policia ka gjetur në një veturë franceze në të cilën ndodheshin shtatë persona. Vetëm shoferi pati dokumente të rregullta, ndërsa pasagjerët e tij kosovarë nuk posedonin dokumentacion që do t`u mundësonte qëndrim në Gjermani.
Të shtatë personat janë dërguar në qendrën e shërbimit të Policisë Federale të Rosenheimit. Atje, shoferi i makinës, një shqiptar që jeton në një kamp azili në Francë ka deklaruar se gjashtë kosovarët i ka hasur rastësisht në Vjenë.
Por ai nuk ka mundur të sqarojë arsyen përse para kësaj kishte qëndruar në Budapest. Ka thënë se gjoja ka takuar atje të dashurën e tij.
Nga ana tjetër, shtetasit kosovarë 19 deri 52 vjeçarë kanë deklaruar se për transportin e tyre deri në Munih ata kishin paguar nga 150 euro për person. Por ata nuk kanë mundur të identifikojnë vendin në të cilin kanë hipur në makinë. Kësaj pyetjeje do të duhet t`i përgjigjet i dyshuari për kontrabandë me njerëz.
Prokurori e ka vendosur në burgun për hetime këtë peron jokooperativ dhe atë e pret akuza për trafikim të të huajve. Vetëm gjatë vikendit të kaluar policia la kapur më shumë se 50 kosovarë të hyrë ilegalisht në Gjermani, njofton Policia federale e Gjermanisë . Rreth gjysma e tyre kishin pasur fatkeqësinë që në etapën e fundit të rrugës të binin në duar të kontrabandistëve.
E-Diaspora
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
Jeta në Zvicër
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër