Integrimi
Kapen 39 kosovarë në një “kombi” duke hyrë ilegalisht në Gjermani
39 persona, të gjithë nga Kosova: burra, gra e fëmijë ishin vendosur në hapësirën e ngushtë të mikrobusit Mercedes Sprinter
Të shtunën, policia doganore e Gjermanisë me rastin e kontrollimit të një mikrobusi (“Kombi”) në një vendparkim në autostradën A 3 afër Hengersberg-ut, ka hasur në një rast të rëndë të futjes ilegale të të huajve në Gjermani.
39 persona, të gjithë nga Kosova: burra, gra e fëmijë ishin vendosur në hapësirën e ngushtë të mikrobusit Mercedes Sprinter. Të gjithë ata: 14 burra, 9 gra dhe 16 të mitur në mes 3 e 15 vjeçarë, ishin pa dokumente valide . Dy kontrabandistët, njëri gjerman (33) dhe tjetri bullgar (45) janë arrestuar dhe ndaj tyre kane filluar hetimet.
39 klandestinët janë strehuar në një qendër hetimesh në Hengensberg, ku është bërë përpunimi i të dhënave të tyre dhe janë vënë nën përkujdesje të autoriteteve policore, shkruan wochenblatt.de. Pas kësaj faze, ata, me një autobus pritet të dërgohen në Qendrën e Pranimit të Azilkërkuesve në Munih.
Dy trafikantët, me kërkesën e prokurorisë i janë dorëzuar gjykatës në Deggendorf, e cila do të vendosë mbi masat ndëshkuese që do t`u shqiptohen.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë