Lajme
Kaos në aeroportet amerikane dhe evropiane
Vonesa dhe anulime të fluturimeve pas ndërprerjeve në sistemet e IT-së
Ndërprerja masive në sistemet e IT-së ka shkaktuar kaos në linjat ajrore në disa shtete, përcjell albinfo.ch.
Në SHBA, United, Delta dhe American Airlines kanë urdhëruar që asnjë fluturim të mos kryhet për momentin, ndërkohë që avionët që aktualisht janë në fluturim, do të vazhdojnë itinerarin.
Një defekt teknik po shkakton vonesa në check-in, raporton aeroporti i Berlinit, ku ka vonesa të shumta të fluturimeve.
E njëjta situatë është në të gjitha aeroportet e Spanjës. “Ne po punojmë për ta zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, puna po vazhdon me sisteme manuale”, thotë operatori spanjoll i aeroportit.
Ekranet ku shfaqet oraret e nisjeve ‘ngrinë’ në aeroportin e Edinburgut. Në terminalin kryesor, tabelat tregojnë informacion të vjetëruar në lidhje me numrat e portave dhe oraret e nisjeve, që do të thotë se disa pasagjerë kanë humbur fluturimet e tyre. Më herët këtë mëngjes ra alarmi për zjarr në ndërtesën e terminalit kryesor, që mendohet se është shkaktuar nga i njëjti gabim kompjuterik, raporton BBC.
Linja ajrore evropiane Ryanair tha se po përjeton “ndërprerje të mundshme në gjithë rrjetin”, që sipas saj, është për shkak të një ndërprerjeje të palës së tretë. Linja ajrore këshillon që kushdo që udhëton sot, duhet të kontrollojë aplikacionin Ryanair për përditësime në fluturimin e tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane