Shqipëria
Kaos dhe tym në Kuvendin e Shqipërisë
Miratohet Rregullorja e re për përjashtimin me dy muaj të deputetëve
Ka zgjatur vetëm tetë minuta seanca e sotme plenare në Kuvenin e Shqipërisë, e shoqëruar përsëri me kaos dhe tymuese të hedhura nga deputetët e opozitës.
Seanca u mbyll pa diskutime për shkak të kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës.
Megjithatë, deputetët e mazhorancës kanë arritur të miratojnë me 74 vota pro Rregulloren e re për Kuvendin, e cila parashikon masa më të forta ndëshkuese për deputetë, të cilët krijojnë kaos të Kuvend.
Sipas ndryshimeve të reja, deputetët mund të përjashtohen deri në dy muaj nga punimet e Kuvendit në rast të shkeljes së rregullores.
Socialistët javën e kaluar depozituan me procedurë të përjashtuar në Kuvendin e Shqipërisë disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, ku nga 10 ditë përjashtimi, me miratimin e ditës së sotme të Rregullore së re dhe ndryshimeve të saj, deputetët që nuk do të kenë një sjellje normale në Kuvendin e Shqipërisë, mund të përjashtohen nga 30-60 ditë nga Kuvendi.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026