Lajme
Kantoni i St. Gallenit shlyen mbi 8000 certifikata false të vaksinimit
Falsifikuesit dhe blerësit e certifikatave do të përballen me gjoba të larta sepse bëhet fjalë për falsifikim dokumentesh
Kantoni i St. Gallenit ka anuluar dje mbi 8000 certifikata vaksinimi që ishin lëshuar në mënyrë të paligjshme. Në të njëjtën kohë, prokuroria publike po heton rrjedhën e ngjarjeve, transmeton albinfo.ch. Kështu, falsifikuesit dhe blerësit e certifikatave do të përballen me gjoba të larta sepse bëhet fjalë për falsifikim dokumentesh.
Falsifikuesit kanë kërkuar shuma të mëdha parash nga “klientët” e tyre, shkruan srf.ch. Ata punonin në qendra private testimi dhe kështu kishin akses në sistemin kombëtar të lëshimit të certifikatave, thuhet më tutje në njoftim.
Kantoni i St.Gallenit i ka tërhequr vërejtjen tashmë disa herë Qeverisë Federale se sistemi i IT-së për aktivizimin e certifikatave ka mangësi të konsiderueshme dhe u jep shumë njerëzve mundësinë për të lëshuar certifikata të paligjshme vaksinimi.
Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se të dyshuarit nuk kanë punuar në një qendër kantonale vaksinimi, siç është përmendur më parë.
Stafi i qendrave kantonale të vaksinimit nuk ka qasje në sistemin për lëshimin e certifikatave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën