Lajme
Kantoni i Cyrihut ka vaksinuar mbi 1 milion veta
47 për qind e njerëzve në Cyrih mbi moshën 16 vjeç tani janë vaksinuar të paktën një herë dhe 27 për qind kanë marrë edhe dozën e dytë
Pas zvarritjeve fillestare, fushata e vaksinimit Covid 19 në kantonin e Cyrihut po zhvillohet me intensitet të madh: mbi 20,000 njerëz vaksinohen çdo ditë. Vaksinimi i miliontë është bërë të mërkurën, shkruan sda.ch.
47 për qind e njerëzve në Cyrih mbi moshën 16 vjeç tani janë vaksinuar të paktën një herë, transmeton albinfo.ch. 27 për qind kanë marrë tashmë dozën e dytë dhe janë vaksinuar plotësisht, ka njoftuar Departamenti i Shëndetësisë të mërkurën. Këto shifra tregojnë se Kantoni me numrin më të madh të banorëve tashmë qëndron më mirë se mesatarja zvicerane, sa i përket vaksinimit.
Në grupmoshën veçanërisht të prekshme mbi 65 vjeç, 80 për qind janë vaksinuar një herë dhe 71 për qind janë vaksinuar plotësisht.
Gatishmëria për të vaksinuar është e lartë, ka thënë Natalie Rickli, e cila udhëheq shëndetësinë në Qeverinë e Kantonit të Cyrihut.
Në javët e ardhshme vaksinimi pritet të vazhdojë me këtë ritëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh