Tematike
Kantoni i Bernës ndërpret bashkëpunimin me portalin “Baba News”
Redaksia është kritikuar për përhapjen e njëanshme të një pikëpamjeje pro-palestineze. Në krye të saj janë dy gazetare me rrënjë shqiptare
Pas një podcasti të diskutueshëm, kantoni i Bernës ka ndërprerë bashkëpunimin me revistën online “Baba News”. Krijuesit e “Baba News” janë kritikuar për përhapjen e njëanshme të një pikëpamjeje pro-palestineze për konfliktin në Lindjen e Mesme, transmeton albinfo.ch.
Kantoni i Bernës kishte mbështetur revistën me rreth 20,000 franga për një seri podcastesh me temë integrimin, për vitet 2022/2023. Kështu kanë cituar gazetat Tamedia të Bernës, rë enjten, zëdhënësin e Drejtorisë së Shëndetësisë, Socialit dhe Integrimit, Gundekar Giebel.
Përveç kësaj, nuk ka pasur asnjë bashkëpunim me revistën online dhe nuk do të ketë asnjë bashkëpunim të mëtejshëm, sipas menaxhmentit të ministrit kantonal nga SVP, Pierre Alain Schnegg. Drejtoria e Shëndetësisë, Sociale dhe Integrimit “ka pritur emisionin e diskutueshëm të podcast-it me befasi ekstreme” dhe është distancuar “përfundimisht” nga deklaratat.
Artikulli i diskutueshëm nuk është pjesë e serisë së podkasteve që ishte mbështetur nga Kantoni i Bernës.
Revista online synon kryesisht migrantët e rinj në Zvicër dhe deri më tani është konsideruar si një projekt shembullor për integrim, shkruan Agjencia e Lajmeve SDA. “Baba News” ka marrë shumë vlerësime dhe para nga arka publike për projekte të ndryshme.
Në krye të kësaj platforme janë dy gazetare me rrënjë shqiptare: Albina Muhtari, kryeredaktore dhe Merita Shabani, zëvendëskryeredaktore. Në redaksi janë të paktën edhe dy anëtarë shqiptarë por aty bëjnë pjesë edhe “seconda”-s të tjerë, me prejardhje nga vende të ndryshme të botës, shkruan albinfo.ch.
Podkasti i kësaj platforme, me titullin “Solidariteti i pakushtëzuar me Izraelin bie ndesh me të gjitha parimet demokratike” ka bërë bujë kohët e fundit. Qëllimi i debatit në të ishte se duhet të jetë e mundur të kritikohet Izraeli pa u etiketuar menjëherë si antisemitik. Dhe: Sulmet e Hamasit duhen parë në një kontekst më të gjerë.
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Zvicerane të Komuniteteve Hebraike (SIG) ka kritikuar pastaj në portalin online “20 Minuten” “propagandën që lavdëron një luftë vrastare për liri dhe lavdëron dhunën në një mënyrë perverse” .
Edhe Qeveria Federale është distancuar nga “Baba News”. Sipas “20 Minuten”, Komisioni Federal Kundër Racizmit e ka përshkruar podcastin si “të njëanshëm dhe anues”.
Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), i cili ka qenë i listuar si partner në faqen e internetit “Baba News”, ka kërkuar sqarim. SEM gjithashtu nuk dëshiron të listohet më si partner në faqen e internetit “Baba News”, trasnmeton albinfo.ch. Të enjten, rubrika përkatëse në faqen online të revistës nuk ishte më e disponueshme.
Në Bernë dhe Cyrih, politikanët kanë kërkuar informacion nga autoritetet financuese. Krijuesit e “Baba News” mbështeten në lirinë e medias. Ata i shohin propozimet politike si një “sulm ndaj ekipit tonë redaktues”, siç shkruan gazetat Tamedia në Bernë të enjten.
Nuk bëhej fjalë kurrë për kritika ndaj vetë komunitetit hebre, por më tepër për kritika ndaj një shteti që “sipas OKB-së ka shpërfillur masivisht ligjin ndërkombëtar për dekada dhe aktualisht po i nënshtron mbi dy milionë njerëz ndaj një dënimi mizor kolektiv”, thonë në Baba News.
Por, Baba News mbështetet nga Daniel Graf, i cili, ndër të tjera, është bashkëthemelues i platformës online WeCollect dhe konsiderohet si aktivist i demokracisë.
Menaxhmenti i revistës online ka njoftuar se do të lejojë gjithashtu zërat pro-izraelit të thonë fjalën e tyre në një nga podkastet e ardhshme.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra